Fier:Tentojne te vjedhin nafte ndalohen 2 autoret

Fier:Tentojne te vjedhin nafte ndalohen 2 autoret

302
SHPËRNDAJE

Fier
Tentojnë të vjedhin naftë në mjetet e Kompanisë TAP, ndalohen nga policia 2 autorët e dyshuar si edhe arrestohet në flagrancë roja private pasi qëlloi me armë zjarri të cilën e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaraitin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
-Bledar Kumanaku, 27 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
-Gëzim Kumanaku, 28 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kallm, kanë tentuar të vjedhin naftën e mjeteve të kompanisë TAP.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Bujar Hazizi, 49 vjeç, banues në Fier (me detyrë roje e një firme private)
Arrestimi i tij u bë pasi në tentativë për të ndaluar personat e mësipërm, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy gëzhoja pistolete TT dhe automjeti tip Benz me targa TR 2450 I me të cilin udhëtonin 2 autorët e dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Bledar Kumanaku dhe Gëzim Kumanaku si dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” në ngarkim të shtetasit Bujar Hazizi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.