Fier:Situata e fundit e permbytjeve ne 4 Dhjetor

Fier:Situata e fundit e permbytjeve ne 4 Dhjetor

143
SHPËRNDAJE

Mengjesi i sotem : Situata e permbytjeve vijon te mbetet e veshtire ne Darzeze ne derdhje te lumit Vjos ne hidrovor. Sipas informacionit te Shtabit te Emergjencave te Bashkise Fier te gjitha forcat e ushtrise dhe bashkise jane perqendruar ne Darzeze pasi te gjitha ujrat kullojne dhe grumbullohen ne Darzeze aty ku ndodhet hidrovori i Darzezes.Ushtria po punon per te ndertuar uren e demtuar nje nate me pare qe ndan fshatin e banuar me tokat bujqesore. Per te forcuar argjinaturen e lumit Vjose ne grykederdhje te tij jane angazhuar me qindra forca dhe mjete te cilat kane hedhur vetem ne nje nate 300 metra kub inerte .Kjo pune ka shmangur nderkohe permbytjet e banesave ne Darzeze ndersa ne Hoxhare te re ne disa banesa ,ne tokat bujqesore si dhe ne stane bagetish ,ka prani te ujit.Nderkohe ,lumi Vjose eshte terhequr qe prej dites se djeshme dhe vijon terheqjen ne shtratin e tij natyral. Rruga Levan -Mifol eshte e hapur qe prej mesdites se dites se djeshme . Megjithate uji vijon te jete ende i pranishem ne gati 300 banesa te Ferrasit per shkak se ka mbetur aty pasi nuk ka kanalizime.Situate e tille eshte e njejte edhe ne Kashishte , Cerven , Hambar , Qarr , Martin, Bishan dhe Pish Poro. Rreth 5000 ha toke bujqesore jane ende ne uje dhe jane demtuar 100 ha sera ne kete zone.Tani mbetet puna e komisioneve per vleresimin e demeve ne kete zone.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.