Fier: Shpërthen një makinë, plagoset rëndë shoferi.

Fier: Shpërthen një makinë, plagoset rëndë shoferi.

431
SHPËRNDAJE

Një makinë ka shpërthyer mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në Fier, prane vendit te wuajtur “Poceria”ne lagjen Kryengritja e Fierit,ndërsa burime nga policia kanë bërë të ditur se shoferi ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina ka qenë duke ecur kur ka shpërthyer.
Nuk ka shumë informacione në lidhje me këtë ngjarje, por mendohet se shperthimi ka ndodhur nga exploziv qe i eshte vendosur mjetit ndërsa shoferi Armando Sula ka pesuar demtim (prerje te kembeve)dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Fier!
Informacion paraprak.
Më datën 25.02.2017, ora 18:05, në lagjen “Kryengritja” Fier, në vendin e quajtur “Poçeria”, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mjeti tip BMV me targa AA 252 NM, që drejtohej nga shtetasi A.S, 34 vjeç, banues ne lagjen “Kastriot”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.