Fier:Sekuestrohen 4 mjete të dyshuara të vjedhura jashte Shqipërise.

Fier:Sekuestrohen 4 mjete të dyshuara të vjedhura jashte Shqipërise.

695
SHPËRNDAJE

Fier
Në kuadër të operacionit policor të koduar “SPARE PARTS 2017”, kundër trafikimit të paligjshëm të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, në 24 orët e fundit nga ana e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, janë kontrolluar 53 mjete nga të cilat janë konstatuar 4 mjete të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.
Në këto kushte, u bë sekuestrimi i tyre dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.
Konkretisht:
1.U bllokua mjeti tip “Volkswagen” me targa FR 7667 A në pronësi të shtetadit V.Ll
2.U bllokua mjeti “Fiat-Punto” me targa FR 3893 A në pronësi të shtetasit E.K
3.U bllokua mjeti “Fiat-Punto” me targa HS IA 2005 në pronësi të shtetasit G.K
4.U bllokua mjeti tip “Daimler-Chrysler” me targa AA 541 LC në pronësi të shtetasit P.M
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier do vijoi puna për parandalimin dhe goditjen e trafikut të mjeteve motorike, pjesëve të këmbimit dhe mashtrimeve financiare të kryera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.