Fier:Sekuestrohen 14 Kg droge,prangoset nje 31 vjecar ,ne kerkim babai i tij

Fier:Sekuestrohen 14 Kg droge,prangoset nje 31 vjecar ,ne kerkim babai i tij

361
SHPËRNDAJE

Fier
Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve sekuestron rreth 14 Kg Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim babai i tij.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Ergest Prençe, 31 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e babait të tij, shtetasit L.P, 58 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Pirrë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 14 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në tre thasë plasmasi në formë rrjete me ngjyrë të bardhë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.​

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.