Fier:Qellon me arme arrestohet 35 vjecari

Fier:Qellon me arme arrestohet 35 vjecari

488
SHPËRNDAJE

Fier

Prish qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër, policia arreston në flagrancë autorin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Arben Demollaj, 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushk 20 (njëzeçe), në afersi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.

Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.