Fier:Policia zbulon autorin qe qelloi me arme ne nje lokal ne mbremjen...

Fier:Policia zbulon autorin qe qelloi me arme ne nje lokal ne mbremjen e djeshme

978
SHPËRNDAJE

Fier
Në datë 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të lokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.
Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.​


Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 78, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.