Fier:Policia bllokon 16 makina luksoze ,arrestohen dy shtetas

Fier:Policia bllokon 16 makina luksoze ,arrestohen dy shtetas

1134
SHPËRNDAJE

Fier
Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë
Kontrollet edhe në kuadër të Planeve Operacionale “Vjeshtë 2017” dhe “Summer 2017”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara shoqërohen 16 makina luksoze nga të cilat 1 është e blinduar.
Makinat dyshohen se mund të jenë të trafikuara.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas pasi gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.​


Në kuadër të zbatimit të Planeve Operacionale “Summer 2017 ” dhe “Vjeshtë 2017” me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara, nga Komisariati i Policisë Fier janë organizuar shërbimet të cilat kanë ngritur pika të shumta kontrolli duke bërë verifikime të makinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Nisur nga këto kontrolle, policia e Fierit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime 16 makina luksoze nga të cilat njëra është e blinduar.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier.
2 Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje.
Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijoi operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.