Fier:Perplasi me motor nje kembesor dhe u largua,arrestohet 69 vjecari 

Fier:Perplasi me motor nje kembesor dhe u largua,arrestohet 69 vjecari 

373
SHPËRNDAJE

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Vangjel Goga, 69 vjeç, banues në fshatin Daullas, Grecalli, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar motomjetin tip “YAMAHA”, pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur këmbësorin, shtetasin S.H, 61 vjeç, banues në fshatin Daullas, i cili u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi Vangjel Goga është larguar nga vendi aksidentit dhe pas ndjekjes nga shërbimet e policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.