Fier:Nje grua hidhet nga ballkoni, gjen vdekjen e menjehershme

Fier:Nje grua hidhet nga ballkoni, gjen vdekjen e menjehershme

2509
SHPËRNDAJE

Një grua është rrëzuar nga kati i 4 i nje pallatit ne lagjen Kryengritja e  Fierit,( ish lagja 11 Janari prane ish UMB)e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është Liljana Ruko.Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshortin e saj, pasi ka dyshime se mund të ketë hedhur ai gruan pas ndonjë sherri të mundshëm mes tyre. 
Bashkeshortet jane kthyer nga Gjermania pak kohë më parë, ku kishin shkuar për të kërkuar azil, por iu ishte refuzuar.


Njoftimi i policise—

Fier!

Informacion paraprak.

Më datën 03.12.2016, rreth 15:45, jemi njoftuar se në lagjen “Kryengritja e Fierit” rruga “Shahin Osmani” pallati nr.5 ,kati i 4 , shtetasi F.R, 52 vjeç, pas një konflikti në familje, dyshohet se ka hedhur nga dritarje e tualetit të tyre, bashkëshorten e tij, shtetasen L.R, 43 vjeçe.

Shtetasja L.R ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin Fier shtetasin F.R dhe po kryen veprimet proceduriale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.