FIER/Ndalohet autori i vjedhjes së 13 milion lekëve ne nje biznes

FIER/Ndalohet autori i vjedhjes së 13 milion lekëve ne nje biznes

307
SHPËRNDAJE

Fier
Policia zbardh dhe dokumenton vjedhjen e një biznesi privat (pulari) Fier.
Ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes së 13 milion lekëve.
Pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.D, 52 vjeç, se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë, Fier, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra, menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve hetimore intensive të policisë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
-Elidjon Baçja, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.