Fier:Ndalohen 2 shtetas në kërkim per vjedhje dhe fshehje te te ardhurave

Fier:Ndalohen 2 shtetas në kërkim per vjedhje dhe fshehje te te ardhurave

574
SHPËRNDAJE

Fier
Policia ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas për veprën penale “Fshehje të të ardhurave” dhe një tjetër për “Vjedhje”.
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
1.Shefqet Kasaj, 61 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 08.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga Neni 180/2 i Kodit Penal.
2.Harald Saliaj, 22 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerrë urdhërin e ndalimit për këtë shtetas si autor i dyshuar për vjedhjen e automjetit të shtetasit L.Ç në muajin Shkurt të vitit 2016 në lagjen “Afrim i Ri”, Fier.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.