Fier:Meta, takim me të rinjtë e shkollave profesionale

Fier:Meta, takim me të rinjtë e shkollave profesionale

83
SHPËRNDAJE

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Fierit që studiojnë në gjimnazet profesionale. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e një autoservisi ishin të pranishëm edhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Nora Malaj, etj.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë fierakë, z. Meta theksoi se është mjaft e rëndësishme, që të përmirësohen kurrikulat e arsimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës në mënyrë që të garantohet një formim profesional të gatshëm për tregun e punës.
“Është mjaft e rëndësishme për të ardhmen, të përmirësojmë kurrikulat në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të shtojmë praktikat në ambientet e punës. Kjo është mjaft e rëndësishme për të fituar dije të zbatueshme në praktikë, menjëherë sapo përfundojmë shkollën e mesme, një kurs profesional, apo një shkollë 2-vjeçare të lartë profesionale”, – tha Kryetari i LSI-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.