Fier:Kapet me 500 gr droge arrestohet 18 vjecari

Fier:Kapet me 500 gr droge arrestohet 18 vjecari

392
SHPËRNDAJE

Fier
Vijon puna për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 500 gram Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.


Në bazë të informacioneve që dispononte Sektori për Hetimin e Narkotikëve për një shtetas se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, u organizua puna dhe u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Enea H. me disa doza të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Në vijim të veprimeve hetimore, pas kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 500 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 6 fishekë model 56.
Në këto kushte, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Enea H., 18 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”, Fier.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.