Fier:Kapet ish punonjes i postes i shpallur ne kerkim

Fier:Kapet ish punonjes i postes i shpallur ne kerkim

634
SHPËRNDAJE

Fier
Policia e Fierit kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” i dënuar me 6 vjet burg.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Agron Merka, 63 vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier (ish punonjës i Postës në Mbrostar Ura).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me Vendimet e datave 15.04.2016 dhe 11.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.