Fier:Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet nga policia

Fier:Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet nga policia

2429
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia e Fierit kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndalohet për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale, emigracion klandestin, trafik qëniesh njërëzore dhe shfrytëzim prostitucioni”, shtetasi:

-Martin Kapaj, 33 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Martin Kapaj, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale, emigracion klandestin, trafik qëniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Nenet 416 e 81 të Kodit Penal Italian.

Ky shtetas u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.