Fieri qyteti i nje mije e nje  problemeve(video)

Fieri qyteti i nje mije e nje  problemeve(video)

1112
SHPËRNDAJE

Kaos ne trafik, punime, dhe bllokime rrugesh.Kjo eshte situata sot ne rruget e ketij qyteti. Si te mos mungonin problemet e shumta ne Fier ,i eshte shtuar edhe trafiku ,rruget e cara dhe kanale qe i sheh ngado prej  qendres ,deri rrugica  lagjesh . Nje turist italian Giani Penote qe qendroi vetem dy dite ne kete qytet tha vetem kero fjale ne pershtypjen e tij  :Fieri,qyteti i nje mije e nje problemeve

Trafiku i automjeteve mbetet nje nga problemet kryesore ne Fier.Ne cdo ore te dites eshte e pamundur te mos shikosh situata te tilla te bllokimit te automjeteve.Fieri eshte vetem 80 mije banore por duket si nje qytet me 1 milion banore, dhe me nje trafik levizje te automjeteve teper te renduar. 

Nuk jane vetem punimet ne rruge qe krijojne keto situata por edhe mungesa e sinjalistikes. Fieri eshte i vetmi qytet ne Shqiperi qe nuk ka asnje semafor . Seicili drejtues automjeti ecen jo sipas rregullave te qarkullimit rrugor por si ti vije per mbare . Ky eshte Fieri. Qytet pa rregulla ku mungesa e sinjalistikes ben te veshtire edhe punen e uniformave te qarkullimit.

 Por sikur te mos mjaftonin keto te keqia ne kete qytet nuk na u nda as pluhuri dhe as rruget e shkaterruara. Cdo mandat i pushtetit vendor can dhe ri-asfalton rruget egzistuese dhe nuk ka projekte per te ndertuar rruge te reja( Nje shembull : nga viti 2000 -2016 bulevardi keyesor eshte rikonstrktuar 4 here ndersa nga pushtetaret qe vijn dhe ikin rruget qe riasfaltohen rregjistrohen me krenari si arritje meghithese harrohet se miliarda leke vilen dhe shkojn ne arken e shtetit per taksat e rrugeve nga drejtues automjetesh dhe nga bizneset

Ne 3 vjet qe kane nisur keto investime kush e di sa pluhur kemi ngrene per shkak te ndotjes se larte .Pervec eres mbytese te Gjanices ham cdo dite edhe pluhurin. Nuk kundershtojm investimet qe po kryhen por menyren sesi po operohet. Cahet dhe shkaterrohet i gjithe qyteti ne te njejten kohe dhe nuk merret parasysh se jetojn njerez dhe eshte i nevojshem kalimi , levizja dhe transporti i automjeteve.Prej nentorit te vitit 2015 dhe deri tani nga rruget e shkaterruara ne te gjithe fierin jane riparuar vetem para pak ditesh vetem 3 rruge dhe ato pas shume kritikash dhe nje situate te deryruar nga problematika qe mbartin per cdo dite

Nje makine uje qe do sperkaste cdo dite qytetin dhe rruget ne zbatim punimesh do reduktonin pluhurin e dendur qe hyn edhe ne banesa .Prej 3 vjetesh Fieri eshte shendruar nje kantier ndertimi qe ka nisur me ndertimin e “Pedonales”rruges nga”Sharra” – “Ura e Sheqit” , Pedonalja e Xhamise dhe deri ne ditet sot ne investime te tjera ne Mujo Ulqinaku zgjerimi i rruges ne “Lgj 1 Maj”.
Disa vite me pare Fieri sipas nje monitorimi te mjedisit renditej i 3 ne Shqiperi per nivelin e larte te ndotjes qe shkaktohej ne mjedis nga zona Naftembajtese, rafinerite dhe derdhjet ne Gjanice sot pas kesaj ndotje te shkaktuar nga rruget e cara duhet te jemi ne vend te pare 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.