FIER:Hidhet nga kati i 8 i pallatit 19 vjecarja arrestohet bashkejetuesi i...

FIER:Hidhet nga kati i 8 i pallatit 19 vjecarja arrestohet bashkejetuesi i saj

2215
SHPËRNDAJE

Fier
Nje ngjarje rende ka ndodhur ne FIER
Në datën 07.07.2017, rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja Safete Bega, 19 vjeçe, banuese në Kuçovë.
Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin Artur Cala 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prej dy vitesh e gjysmë, 19-vjeçarja Safete Bega jetonte në një pallat në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit së bashku me të dashurin e saj, Artur Çala, 33 vjeç. Pak pas mesnate, ajo vendosi t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i 8 i pallatit për motive që ende nuk dihen. 

19-vjeçarja ishte e lindur në Perondi të Beratit, dhe kishte disa vite e lidhur me personin me të cilin ndodhej në momentin që u hodh nga pallati, rreth orës 2 pas mesnate.

Safetja dhe Arturi njiheshin si çift problematik, pasi edhe fqinjët kujtojnë se ata ziheshin shpesh
Mësohet se çifti ishte me precedentë penale, pasi akuzoheshin për vjedhje në bashkëpunim me njeri-tjetrin.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për këtë, por mësohet nga burimet se ata ishin me precendentë për vjedhje, kryesisht bizhush në dyqane të ndryshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.