Fier:Drejtonte makinen i dehur ,arrestohet 55 vjecari

Fier:Drejtonte makinen i dehur ,arrestohet 55 vjecari

685
SHPËRNDAJE

Fier!
Drejton makinën në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Bamir Sallaku, 55 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rruga e Gjykatës” Fier , është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, me targë AA 408 EU në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Divjakë!
Më datën 28.12.2016, në fshatin Kryekuq, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit H.M, 83 vjeç, është thyer një degë peme (pishë) e cila i ka rënë këtij shtetasi mbi kokë.

Për pasojë shtetasi H.M ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.