FIER:Drejton mjetin i dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga policia.

FIER:Drejton mjetin i dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet nga policia.

492
SHPËRNDAJE

Fier 

Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga policia.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

-Ilir Myrtaj, 37 vjeç, banues në fshatin Rruzhdie, Fier.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Transport” Patos, është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Linfan”, me targë FR 583 C, në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l dhe i pa paisur me leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.