Fier:Asgjesohen 29 bimë narkotike ,arrestohet 52 vjecari.

Fier:Asgjesohen 29 bimë narkotike ,arrestohet 52 vjecari.

266
SHPËRNDAJE

Fier
Vijon puna për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjesohen 29 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në vijim të punës së tyre për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Mbyet, Fier, pranë banesës së shtetasit Sherif Fejzaj, gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies 29 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.


U arrestua në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi:
-Sherif Fejzaj, 52 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.