Fier:Arrestohen 4 persona te shpallur ne kerkim

Fier:Arrestohen 4 persona te shpallur ne kerkim

1064
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje!
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara, Policia e Fierit dhe Lushnjes kap dhe ndalon 4 shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe Fier, si rezultat i informacioneve të mara dhe punës së organizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:
1.Jugert Cemeri (Likja), 32 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, Lushnje.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin e datës 15.05.2014, e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Neni 301-25 i Kodit Penal.
2.Sinan Laçi, 24 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, Lushnje, pasi:
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.11.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
3.Fatos Bezati, 53 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, Lushnje, pasi:
Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin e darës 23.11.2016 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal.
4.Ervin Lushaj, 29 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, vendimin e datës 20.03.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të pa rregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.