Fieraku me ‘BMW X5’perplaset me nje “Toyota”,policia nis procedimin

Fieraku me ‘BMW X5’perplaset me nje “Toyota”,policia nis procedimin

418
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 20.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin V.M., vjeç 23, banues Fier, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 00:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në lagjen “Afrim i Ri”, duke drejtuar mjetin tip “BMW X5” është përplasur me mjetin tip “Toyota” të drejtuar nga shtetasi G.B, vjeç 38, banues në fshatin Hoxharë, për pasojë është dëmtuar shtetasi G.B, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 20.01.2017, rreth orës 12:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Ll. P., vjeç 54, banues në fshatin Seman, pasi rreth orës 09:15, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.