Fieraku i dënuar për vrasje kthehet në burg me kanabis

Fieraku i dënuar për vrasje kthehet në burg me kanabis

407
SHPËRNDAJE

 31-vjeçari Dilaver Adushaj që vuante dënimin në burgun e Kosovës së Madhe u arrestua sërish nga Policia e Elbasanit, pasi teksa kthehej nga leja që i kishin dhënë, kishte marrë me vete në qeli bukë dhe kanabis.

Dilaver Adushaj, 31 vjeç banues në Roskovec, i dënuar për “Vrasje me paramendim”.Policia tha se “arrestimi i tij, u bë pasi nga punonjësit e I.E.V.P Kosovë e Madhe pas kontrollit të ushtruar në ushqimet e tij u gjet 40 gr lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324./a të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.