Fier:3 te arrestuar per ndertim pa leje dhe nje tjeter per vjedhje...

Fier:3 te arrestuar per ndertim pa leje dhe nje tjeter per vjedhje te energjise

397
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike” si edhe procedohen 3 të tjerë për “Ndërtim pa leje”, ” Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”.
*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Qemal Kërçani, 61 vjeç, banues në Fier, pasi në banesë ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.

(Neni 137/1 i Kodit Penal).
Gjithashtu u procedua penalisht për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike shtetasja B.G, 67 vjeçe, banuese në Radostinë, Fier.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan penalisht shtetasit:
-F.D, 51 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Sipërme, Lushnje pasi në fshatin Karbunarë e Sipërme, është kapur duke prerë rreth 5 metër kub dru në pyll, pronë publike.

(Neni 205 i Kodit Penal).

-Sh.L, 37 vjeç, banues në fshatin Imësht, Lushnje pasi në fshatin Imësht ka ndërtuar pa leje një objekt në pronën e tij.

Ky shtetas u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

(Neni 199/a i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.