Fier:164 te punesuar ne fushatën elektorale në Albpetrol, partitë politike “refuzojnë” t’i...

Fier:164 te punesuar ne fushatën elektorale në Albpetrol, partitë politike “refuzojnë” t’i japin informacion prokurorisë

574
SHPËRNDAJE

Partitë politike nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje konkrete Prokurorisë së Fierit e cila ka kërkuar informacion lidhur me rreth 164 punësimet e kryera nga Albpetrol gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Burime nga organi i akuzës janë shprehur se, pas denoncimit të kryer nga izh-zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, u është kërkuar zyrtarisht të gjitha partive që të informojnë nëse personat e punësuar në këtë periudhë janë ose jo anëtarë të këtyre forcave politike.

E vetmja që ka kthyer një përgjigje, mësohet të ketë qenë partia Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe në këtë kthim-përgjigje shkruhet se kjo parti nuk ka informacion nëse 164 personat në fjalë, janë ose jo anëtarë të kësaj force politike.

Ndërsa të gjitha partitë e tjera, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kërkesa, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Në këto kushte, burime nga organi i akuzës kanë pohuar se tashmë do t’u kërkohet informacion edhe degëve të partive politike në Qarkun e Fierit, por nga informacionet e mara paraprakisht dyshohet të ketë të punësuar me banim edhe jashtë këtij qarku.

Ndërkohë, listat e anëtarësive të partive janë eksluzivitet i këtyre forcave politike dhe nuk do të ishte e vështirë që personat në fjalë, edhe nëse do të ishin të anëtarësuar, të fshiheshin nga listat. Kjo situatë duket se e ka vështirësuar sigurimin e provave nga ana e prokurorisë, nëse këto punësime janë kryer për qëllime politike ose jo.

Në fund të qershorit të vitit 2017, zyra e ish-zëvendëskryeministres referoi në prokurori 164 punësime në shkelje të Kodit Elektoral në shoqërinë Albpetrol sh.a.. Ish-zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës, referoi atëherë në Prokurorinë e Përgjithshme infromacionin se shoqëria Albpetrol Sh.a. e cila kishte varësi direkte nga ish-Ministria e Energjisë dhe Industrisë , pas datës 26 Maj 2017 kishte punësuar 164 persona në shkelje të kodit elektoral.

Mandija njoftoi atëherë se; bazuar në VKM-në nr. 473, datë 01. 06.2017, pika 31 gërma (ë), kishte dyshime të arsyeshme se ishin konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje për shkak të punësimit të rreth 164 personave në shoqërinë Albpetrol sh.a. gjatë fushatës elektorale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.