Fier: Policia e qarkullimit ka ndeshkuar me   gjoba 54 taksiste te...

Fier: Policia e qarkullimit ka ndeshkuar me   gjoba 54 taksiste te palicensuar 

247
SHPËRNDAJE

Policia e Qarkullimit Rrugor ne Fier pas nje kontrolli te ushtruar pergjate nje periudhe disa ditore ka zbuluar dhe ndeshkuar me gjoba 54 autovetura dhe furgona te cilet ushtronin altivitetin pa licensen perkatese ne sherbim te transportit te udhetareve.  Rreth 42 gjoba jane vendosur per drejtuesit te cilet me automjetet e tyre autobus , autovetur dhe furgona kryenin sherbimin e transportit publik per pasagjeret duke shkelur kodin rrugor pasi nuk ishin pajisur me licensen perkatese
Po keshtu policia e qarkullimit ka ndeshkuar me gjoba 12 drejtues te automjeteve te cilet jane kapur duke kryer transportin e nxenesve edhe pse mjetet e tyre nuk ishin percaktuar per kete sherbim dhe te plotesonin kushtet e kryerjes se ketij sherbimi

“Ne raste se drejtuesi i mjetit kryen rrugë të një destinacioni të paracaktuar dhe në itinerare të autorizuara, si dhe me ofertë të padiferencuar për publikun, edhe kur ky publik përbëhet nga një kategori e veçantë njerëzish,zbatohet masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së transportit nga 6 deri në 12 muaj.
Gjithashtu përdor në shërbimin në linjë një mjet që nuk është caktuar për një shërbim të tillë, apo përdor një mjet në linja të ndryshme me ato, për të cilat ka lejen e transportit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.