Fier, perfundon procesi i evidentimit të demeve nga permbytjet  

Fier, perfundon procesi i evidentimit të demeve nga permbytjet  

103
SHPËRNDAJE

Fier, drejt përfundimit procesi i evidentimit të subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet.Grupet e punës së konstatimit për evidentimin e dëmit të shkaktuar të Bashkisë Fier verifikuan dëmet e krijuara nga përmbytja e Vjosës në fshatrat Ferras, Pishë, Qarr, Martinë, Boçovë, Bashkim, Kashisht dhe Hambar.

 

Konstatimi për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes së Vjosës u krye vetëm në banesa.

 

Nuk u përfshinë në verifikim për konstatimin për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes nga lumi Vjosa fermat bujqësore dhe ato blegtorale.

 

Burime nga Bashkia e Fierit u shprehën për  se legjislacioni në fuqi nuk parashikon konstatimin për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes në kulturat bujqësore dhe në blegtori.

 

Burimet nga Bashkia e Fierit: Konstatimi i deritanishëm i dëmeve u krye bazuar në Ligjin nr.139, datë 17.12.2015 “për vetëqeverisjen vendore” dhe në V.K.M. nr.329, “Për Kriteret dhe Procedurat e Dhënies së Ndihmës Shtetërore Financiare për Mbulimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësi Natyrore ose Fatkeqësi të Tjera të Shkaktuara nga Veprimtaria Njerëzore”.

  

Burimet nga Bashkia e Fierit: Nëse do të kishte pasur ose do të ketë shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme atëherë do të ketë konstatim për evidentimin e dëmeve në kulturat bujqësore dhe në blegori si pasojë e përmbytjes së pak ditëve më parë nga lumi Vjosa.

 

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Fier, Artur Bogdani: Deri tani nuk kemi ndonjë urdhër për kryerjen e verifikimeve dhe konstatimeve të dëmeve të shkaktuara nga përmbytja e Vjosës në kulturat bujqësore dhe në blegtori.

 

Fier, mbeten pa u konstatuar dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore dhe blegtori.

 

Dhjetëra fermerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kultivimin e luleshtrydhes në fshatin Kafaraj dhe Çerven pretendojnë se u janë shkaktuar dhjetëra mijëra euro dëme si pasojë e përmbytjes.

 

Fermerët: Deri tani, askush nuk ka ardhur të konstatojë dëmet e shkaktuara nga përmbytja

 

Fermerët dhe banorët: Dëmet e shkaktuara në vitin 2015 nuk u dëmshpërblyen plotësisht.

 

Burime të Bashkisë Fier: Legjislacioni nuk parashikon dëmshpërblim për të gjitha dëmet, por dhënie të ndihmës shtetërore financiare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.