Fier-Lushnje:Ndeshkohen disa drejtues te automjeteve qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit

Fier-Lushnje:Ndeshkohen disa drejtues te automjeteve qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit

174
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Lefter Alliaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh” Fier, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 897 DO, është përplasur me motomjetin tip “Dayang“,me targë AN 546, të drejtuar nga shtetasi S.F, 32 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.

(Neni 290 i Kodit Penal)

2.Arian Çili, 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi:
Në lagjen “Kongresi” Lushnje, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, me targa AA 335 EZ, i pa paisur me leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
3.Elidon Kaçi, 41 vjeç, banues në Poliçan, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.