Fier e Mallakaster ,popullsia drejt tkurrjes dhe plakjes

Fier e Mallakaster ,popullsia drejt tkurrjes dhe plakjes

706
SHPËRNDAJE

Reduktohet numri I lindjeve ne rrethin fier .Vetem ne kete periudhe te pare te ketij viti (Janar -Shtator) jane rregjistruar 900 lindje .Popullsia me keto ritme po shkon drejt tkurrjes dhe plakjes ne Fier e Mallakaster .Cdo muaj lindin 100 femije nga 400 qe lindnin me pare nderkohe po te krahasojme shifrat me te njejten periudhe te vitit te kaluar ,shkon ne gati 15 -20% lindje me pak nderkohe qe ne 25 vite te demokracise ky tregues shkon ne gati 80% me i ulet. Ne vitet 1990-1995 regjistroheshin 4500 -5000 lindje ne vit
Sipas mjekut obseter ne maternitetin Fier Besnik Brahimaj reduktimi i numrit te lindjeve thellohet ne cdo vite duke pasur si shkak emigracionit e te rinjve si dhe per shkak se familjet e reja tashme si rezultat i shkaqeve sociale dhe ekonomise por edhe planifikimit familjar sjellin ne jete vetem nga nje femije.
Kohet kane ndryshuar dhe ne ditet e sotme familjet e reja mendojne per te sjelle ne jete nje apo dy femije.
Megjithe keto te dhena qe flasin per pergjysmin te numrit te lindjeve plakja e popullsise eshte e parashikueshme apo do te jap impaktin vetem pas disa vitesh te tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.