Europa jep alarmin,virusi i gripit vret mijra pula

Europa jep alarmin,virusi i gripit vret mijra pula

257
SHPËRNDAJE

Europa jep alarmin per virusin e shfaqur te gripit te shpendeve dhe rrezikun qe kercenojne konsumatoret tani ne prag te festave . Ajo cka e vendos ne shqetesim Organizaten Boterore te shendetesise eshte fakti se se fundmi eshte zgjeruar harta e vendeve qe jane prekur nga virusi i gripit te shpendeve megjithese vatrat e identifikuara jane izoluar dhe shpendet e semura jane asgjesuar.Mendohet se perhapja e virusit qw ka prekur europen mendohet se transmetohet nga shpendet e egra dhe shtegetimi i tyre.

Sipas raportimeve te fundit nga “Daily Mail”gripi i shpendeve ka bere kerdin ne nje ferme te gjelit te detit ne Britani duke ngordhur mbi 5000 gjela.Ndërsa rreziku për njerëzit është i ulët, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që infeksioni të njeriut me virusin e gripit të shpendëve H5N8 “nuk mund të përjashtohet”.Ata shprehen gjithashtu se  kjo situate nuk do ndikoje tek konsumatori qe do te konsumoje mishin e shpendeve per festat e fundvitit

 Për momentin virusi ka prekur 14 shtete shtete te Bashkimit Europian ku me teper shpende te ngordhura jane identifikuar  ne Holand dhe ne Gjermani ku mbi 30o mije pula jane asgjesuar.Gjithashtu ne France, Swedi,Austri, Kroaci,  Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër,Danimarke dhe Finlande e Britani kanë raportuar ngordhje në  pulat ne ferma , për shkak të virusit H5N8 të influencës aviare.

 “Gripi i shpendëve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie (pulat, gjelat, pulat afrikane, shkurtat etj.), si dhe shpendë shtëpiakë e të egër


 Kjo është hera e dytë që gripi i shpendëve prek Europën përmes zogjve shtegtarë, edhe pse ky virus ka qarkulluar në Azi që nga viti 2010. Studimet e mirëfillta në Europë raportojnë se ky virus çon në ngordhjen e shpendëve, por për njerëzit përbën rrezik të ulët, ndonëse mundësia e transmetimit të virusit nga shpendët te njerëzit që janë nëkontakt të drejtpërdrejtë me to nuk përjashtohet plotësisht.Deri më tani, asnjë person nuk është raportuar të jetë prekur në vendet e deklaruara se janë prekur nga virusi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.