Eshtë gjetur në Berat 17-vjeçarja L.Rredhi nga Marinza e Fierit

Eshtë gjetur në Berat 17-vjeçarja L.Rredhi nga Marinza e Fierit

1537
SHPËRNDAJE

Vetëm dy ditë pas familja denoncoi në polici dhe media zhdukjen e vajzës së tyre, është gjetur në Berat 17-vjeçarja L.Rredhi nga Marinza e Fierit. I ati i të miturës, Gramoz Rredhi, bëri me dije se e bija është gjetur nga policia në rrethin e Beratit sëbashku më të dashurin e saj. Rredhi ka falenderuar Drejtorinë e Policisë dhe zyrën e trafiqeve për gjetjen e vajzës.17 vjeçarja ishte larguar prej një muaji nga shtëpia, por kishte komunikuar në telefon me familjarët deri 5 ditë përpara se ata të denonconin në polici zhdukjen.Edhe në telefon ajo u kishte komunikuar se është larguar me një djalë 21 vjecar  të njohur në rrjete sociale rreth një muaj më pare. Të afërmit u alarmuan nga frika se e mitura mund të trafikohej në Kosovë për qëllim prostitucioni.

Policia

Kjo shtetase u paraqit në Drejorinë Vendore të Policisë Fier së bashku me të dashurin e saj shtetasin M.Gj, 21 vjeç, banues në Berat dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.

 

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kësaj kohe të dy këta shtetas kanë qënë në qytetin e Beratit e për rrjedhojë nuk gjendemi përpara një vepre penale.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.