Erdogan :Shqipëria vend kyç për stabilitetin në Ballkan.

Erdogan :Shqipëria vend kyç për stabilitetin në Ballkan.

51
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka folur në një konferencë për shtypi pas takimit me homologun shqiptar Bujar Nishani.
Erdogan ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Presidenti turk ka folur për fëmijërinë e tij e cila sipas tij, ka lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët.
“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan.
Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.