Emergjencat Civile : 218 banesa të përmbytura, 71 mijë shtëpi pa drita

Emergjencat Civile : 218 banesa të përmbytura, 71 mijë shtëpi pa drita

187
SHPËRNDAJE

Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar. Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë. Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar. Të gjitha strukturat e shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit heroikë të OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

Njoftimi nga Komiteti i Emergjencave në Kryeministri:

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet. Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.

I bëjmë thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

I bëjmë thirrje edhe gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.

Energjia elektrike-Janë pa energji 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

Banesat-Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.

Aeroporti-Janë ndërprerë fluturimet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.