Ekzekutimi i Pata-jt ne Fier,dikush e nxori në pritë.

Ekzekutimi i Pata-jt ne Fier,dikush e nxori në pritë.

329
SHPËRNDAJE

Nelgert Pata, 34 vjeçari që u ekzekutua mesditën e djeshme, qëndronte i fshehur në periferi të Fierit, pasi i kishte shpëtuar një tentativë për vrasje vetëm pak ditë më parë në Tiranë.
Hetuesit kanë dyshime të forta se dikush e ka nxjerrë në pritë Patën, pasi ai kishte lënë makinën e tij të blinduar në hotel dhe po lëvizje me një “WPassat” të thjeshtë kur u qëllua për vdekje.
Ndaj ka dyshime të forta se autorët kanë planifikuar gjithçka deri në detaj, ndërsa dy personat që e kanë ekzekutuar dyshohet se janë vrasës me pagesë.
Një ditë pas vrasjes së një prej personave të njohur të botës së krimit, policia dhe prokuroria kanë mbledhur mjaft prova në vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë shkuar në gjurmët e autorëve pasi nuk ka asnjë të arrestuar. 
Disa persona që kishin njohje me viktimën janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Televizioni Klan raporton se prej ditës së premte (17 Nëntor) Nelgert Pata qendronte në një hotel vetëm 100 metra larg vendin ku u vra.

Gjatë kësaj kohë atentatorët kanë studiuar lëvizjet që kryente Pata. Dy breshëri kallashnikovi janë zbrazur 100 metra larg hotelit, ndërsa u gjetën 30 gëzhoja.

“Hetuesit kanë dyshime të arsyeshme se Nelgert Pata mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi autorët kishin bërë planin për mënyrën e eleminimit të tij”, raporton Tv Klan. Në çantën e viktimës janë gjetur çelësat e makinës së tij të blinduar me targa false të cilën e kishte lënë të parkuar në hotel. Pra për momentin ai udhëtonte me një makinë të pasigurt edhe pse e dinte se ishte në shënjestër, çka sipas hetuesve mund të jetë nxjerrë në pritë nga persona ende të panjohur.
Gjithashtu edhe mjeti i autorëve që u gjet i djegur pas krimit në afërsi të fshatit Zhupan kishte targa false italiane. Nga mënyra e djegies së mjetit, lënia e armëve në makinën e djegur grupi hetimor dyshon se autorët janë vrasës me pagesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.