E dini sa ka kushtuar projekti i “Rikonceptimit te Qendres Fier!?

E dini sa ka kushtuar projekti i “Rikonceptimit te Qendres Fier!?

1479
SHPËRNDAJE

Keshilli i bashkise Fier ka miratuar vitin e kaluar projektin e Rikonceptimit te qendres se Fierit. Rikonceptimi i qendres se Fierit eshte projekti i perzgjedhur nga konkursi i zhvilluar ne fillim te vitit 2017 ne bashkine Fier.

Hartues i projektit te qendres eshte nje studio italiane ne koperacion me arkitekt shqiptar dhe studio vendase.Vetem projekti ne fjale i ka kushtuar Bashkise 10 milion leke te reja. Kryeministri Edi Rama gjate konsultimeve me publikun ne Fier per buxhetin e vitit 2018 ka mbeshtetur kete projekt duke garantuar edhe zbatimin e tij ne vitin ne vazhdim si projekti i Fierit te ardhshem modern dhe me nje Gjanice te paster nga ndotja dhe nga ndertimet prane brigjeve te lumit .

Megjithese eshte folur se ky projekt do te nis ne fillim te ketij viti , ende nuk ka nje date te percaktuar perfundimtare. Pas miratimit te rikonceptimit te Qendres Fier dhe projektit ne fjale , kryebashkiaku Subashi deklaroi se per shkak te vleres teper te larte te financimeve qe kerkon zbatimi i ketij projekti, zbatimi i tij do te nis i pjesshem.Fillimisht do te nis pastrimi i ndertimeve prane brigjeve te Gjanices ne distancen mes ures me shkalle dhe shtepise se ish oficereve dhe me pas pastrimi prej inerteve duke i hapur rruge zbatimit te projektit


https://youtu.be/7QXfdxplu1s

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.