Nje viktim dhe 3 te plagosur me armë në Vlorë

Nje viktim dhe 3 te plagosur me armë në Vlorë

166
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lokalin e quajtur Fix  Fare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Dyshohej fillimisht per dy  persona se kanë humbur jetën dhe tre te  tjere kane mbetur te plagosur ku nje prej tyre eshte femer. Nje prej te plagosurve ka qene muzikant i lokalit.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë vendit të njohur si “ish pusi i naftës”

Dëshmitarë në vendngjarje kanë pohuar se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe paniku në lokalet përreth zonës ka qenë i madh, pasi kanë qenë të frekuentuara nga shumë njerëz.
Policia është në vendgjarje dhe ka rrethuar zonën nderkohe mendohet se vrasja eshte shkak i nje grindje

Vlorë
Informacion i policise
Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

1. F.H., 28 vjeç.

2. A.L., 26 vjeçe.

3. A.Ll., 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.