Dy persona ne pranga per gjetjen e 2600 bimeve kanabis ne parkun...

Dy persona ne pranga per gjetjen e 2600 bimeve kanabis ne parkun kombetar

259
SHPËRNDAJE

Policia e Librazhdit ka asgjesuar 2600 rrënjë kanabis sativa e cila ishte mbjellë në parkun kombëtar të “Shebenik Jabllanicë” në Librazhd. Në pranga janë vënë roja i mjedisit të këtij parku Bashkim Koçi 60 vjeç dhe kryeplaku i fshatit Nuri Hasa 46-vjeç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim të krimit.“Këta shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë , pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Qarrisht, në vendin e quajtur “Qaf Kryq“, në një zonë të mbuluar në Parkun Kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuar 2600 bimë narkotike të dyshuara me atë të llojit “Cannabis Sattiva””, informon policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim Krimi” parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.