Drejtori i RTSH: E vërteta e fotos sime me Olsi Ramën

Drejtori i RTSH: E vërteta e fotos sime me Olsi Ramën

43
SHPËRNDAJE

 

Drejtori i RTSH­së, Thoma Gëllçi ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tij me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit shqiptar. Gëllçi ka komentuar foton në SHBA me Olsi Ramën duke pirë birrë dhe ka sqaruar të vërtetën.
“Kjo është një foto shumë e vjetër. Kam qenë edhe shumë i shëndoshë në atë kohë. Jam unë, ime shoqe dhe Olsi Rama me të shoqen e tij, por nuk duket aty se e ka zënë Olsi.
Kjo foto u keqpërdor dhe u tha se unë kisha lidhje me Olsin dhe ndaj u bëra drejtor. Olsin e kam njohur në SHBA, por prej Edit. Njohje kisha me Edin, që kur punoja te “Zëri i Popullit”. Ai më shante shpesh atje nëpër refleksione kundër gazetës. Ndërsa me Olsin jemi aty pasi ai bëri një operacion të dytë në zemër dhe që i doli me sukses. Ato birrat i morëm sa për foto se ai nuk mund të pinte”, tha drejtori i RTSH-së në një intervistë për Scan TV.
Duke folur për projektin e RTSH­së, ai ka thënë se do të forcojë transmetimet lokale duke paralajmëruar se do të marrë nga koha e politikanëve.
“Deri tani informacionet dhe transmetimet janë vetëm rreth politikanëve dhe ministrave. Çfarë tha njëri e çfarë tha tjetri. Unë dua të fokusohem te njerëzit. Deri tani, edhe kur binte borë nuk raportohej se kishte rënë borë dhe banorët ishin në vështirësi, por jepeshin lajme se filan ministër shkoi te zonat ku ka rënë borë. Ky lloj raportimi është skandal”, tha ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.