Drejtonin makinën të dehur arrestohen  2 shtetas.

Drejtonin makinën të dehur arrestohen  2 shtetas.

600
SHPËRNDAJE

Fier!
Kapen duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, policia arreston në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Petrit Ametaj, 58 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, pasi:
Në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, është kapur duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 720 DG , në gjëndje të dehur. 

(Neni 291 i Kodit Penal)
2.Indrit Shkrela, 18 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, pasi:
Në fshatin Agim, në vendin e quajtur “Karburant Kastrati”, është kapur duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto me targa FR 7992 C, pa leje drejtimi. 

(Neni 291 i Kodit Penal).

*Më datën 09.01.2017, në lagjen “Liri Gero” Fier, në banesën e tij, shtetasi N.Gj, 88 vjeç, është vetëplagosur në fytyrë me armë gjahu dhe ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. 

U bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut teke ruse, të cilën e mbante me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.