Video/Donte ti shiste pistoleten , arrestohen dy te rinjte

Video/Donte ti shiste pistoleten , arrestohen dy te rinjte

86
SHPËRNDAJE

Finalizohet operacioni policor i koduar “TRANSPORTUESI”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim më Sektorin për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi një mujor, finalizuan operacionin policor të koduar ”Transportuesi”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Ardit Bino, 21 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.
2.Alvaro Oruci, 27 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë.
Shtetasit e mësipërm, më datën 29.01.2017, në vendin e quajtur lokal “Çollaku” Lushnje, janë kapur në flagrancë në momentin që Arditi po i shiste Alvaros armën e zjarrit pistoletë tip TT, kundrejt shumës që do të varionte nga 50.000 deri 60.000 lekë të reja.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë tip TT dhe 2 aparate celulari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikim i armëve dhe municioneve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 278 dhe 278/a të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.