Donte te fuste ne burg baxhanakun,por policia Fier  zbulon te verteten

Donte te fuste ne burg baxhanakun,por policia Fier  zbulon te verteten

2531
SHPËRNDAJE

Fier!
Inskenon ngjarjen dhe bën kallzim të rremë në polici për baxhanakun për armbajtje pa leje në banesë.
Policia e Fierit zbardh ngjarjen, dokumenton inskenimin dhe arreston autorin për veprat penale “Kallzim i rremë”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” , “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
-Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër.
Shtetasi Vasil Yzeiraj kallzoi në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.
Policia me të marë informacionin bëri kontrollin e banesës dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe i kishte vendosur ai sendet e paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.