Donte te fuste droge ne burgun Fier,arrestohet 51 vjecari

Donte te fuste droge ne burgun Fier,arrestohet 51 vjecari

142
SHPËRNDAJE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Jorgos Angjelidhis, 51 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Nderkohe

*Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Armelind Ristani, 31 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” është kapur duke drejtuar motomjetin tip Lonxia pa targa pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.