Dogji flamurin grek,policia kërkon shqiptarin

Dogji flamurin grek,policia kërkon shqiptarin

119
SHPËRNDAJE

Me dhjetëra forca policie janë të angazhuara për të kapur një shqiptar i cili mësohet se ka djegur flamurin grek në mes të Athinës.
Skerdi Berti Avduli, rezulton si shqiptari më i kërkuar në Greqi. Në datën 17 nëntor, së bashku me disa bashkëkombës të tjerë të maskuar, kanë djegur në qendër të Athinës flamurin grek.  
Të gjithë skenën në fjalë ata e kanë fotografuar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar: “Vdekje Greqisë”!.
Kaq ka mjaftuar që autoritetet e sigurisë ta shpallin në kërkim të riun shqiptar, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes etnike”.  
Për kapjen e të riut shqiptar që jeton në Athinë, janë angazhuar edhe forcat e shërbimeve inteligjente greke, të cilët ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.