Dhunuan vjehrrin e motrës,policia ndalon 2 vëllezërit nga PATOSI

Dhunuan vjehrrin e motrës,policia ndalon 2 vëllezërit nga PATOSI

582
SHPËRNDAJE

Patos
Ushtrojnë dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre, ndalohen nga policia 2 vëllezërit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Patos, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Emiljano Zyka, 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël” Fier.
2.Erildo Zyka, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël” Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 08.06.2017, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre shtetasit J.S, 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar demtime në fytyrë dhe trup.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 e 25 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.