Dhunuan punonjësin e ujësjellësit Roskovec, arrestohen 2 shtetas.

Dhunuan punonjësin e ujësjellësit Roskovec, arrestohen 2 shtetas.

387
SHPËRNDAJE

Fier
Godasin për shkak të detyrës punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, policia arreston në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Selami Rërëza, 21 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
2.Edison Rërëza, 19 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 19.07.2017, në fshatin Vlosh, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, shtetasin F.M, 53 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.