Detajet për inxhinierin nga Fieri që masakroi partneren marokene

Detajet për inxhinierin nga Fieri që masakroi partneren marokene

381
SHPËRNDAJE

Agim Ajdinaj 51-vjeçari nga Fieri ka pranuar se ka vrarë dhe bërë copa-copa trupin e gruas me të cilën bashkëjetonte, duke përjashtuar nipin e tij nga krimi, por policia italiane vijon ende hetimet për të gjetur bashkëpunëtorin e tij në fshehjen e trupit të marokenes Khadija Bencheickh 46-vjeçare.

E ndërsa hetimet vijojnë, mësohen të tjera detaje për inxhinerin e petroliferës në pension, që jetonte prej 18 vitesh në Itali. Mediat italiane raportojnë se ai vuante prej një viti nga Parkinsoni.

Ndërsa policia pretendon se gjatë dëshmisë së tij Agim Ajdinaj është sjellë si një “aktor” teksa i komunikohej krimi i rëndë që kishte kryer.

“Kur e morëm në pyetje në komisariat ai dukej si i paralizuar. Ndërsa nga videoja shohim se lëviz pa probleme, madje mban edhe çanta të rënda”, theksoi komandanti Fabrizio Cassatella, duke iu referuar momentit kur është fiksuar teksa dilte e hynte në shtëpinë e tij me thaës e çanta sportive për të transportuar trupin e gruas.

“Kur e morëm në pyetje në komisariat ai dukej si i paralizuar. Ndërsa nga videoja shohim se lëviz pa probleme, madje mban edhe çanta të rënda”, theksoi komandanti Fabrizio Cassatella, duke iu referuar momentit kur është fiksuar teksa dilte e hynte në shtëpinë e tij me thaës e çanta sportive për të transportuar trupin e gruas.

Trupi i gruas, i ndarë në 10 copa, me sa duket me një thikë të madhe u gjet në një ullishte mbrëmjen e 30 dhjetorit në Verona. Telekamerat kanë mundur të fiksojnë një burrë, të shoqëruar nga një tjetër person, të dilte disa herë nga banesa ku jetonte bashkë me gruan e masakruar, teksa transportonin thashë dhe një çantë sportive identike me ato të gjetura pranë kufomës.

“Tamam si të ishin në një rol”. Kështu e kanë përshkruar hetuesi Ettore Bramato momentin kur shqiptari vrasës dhe nipi i tij kanë marrë vesh lajmin për vrasjen e bashkëjetueses së tij, ndonëse dyshimet e para të policisë lindën prej faktit që ai dhe nipi i tij nuk ishin alarmuar për zhdukjen e Khadijas madje nuk kishin sinjalizuar askënd, as prindërit apo miqtë e tyre ndonëse ishte zhdukur që mbrëmjen e 29 dhjetorit. Ndërsa prokurori Paola Vacca, që la tashmë të lirë nipin e shqiptarit është i bindur se ai ka pasur një bashkëpunëtor ashtu siç duket edhe në telekamerat jashtë shtëpisë së tij.

“Hetimet vijojnë të jenë intensive. Po përpiqemi të gjejmë gjurmë të lëndëve që mund të ketë përdorur vrasësi për të zhdukur trupin”,- sqaroi ai.

NGJARJA

Trupi i gruas, i ndarë në 10 copa, me sa duket me një thikë të madhe u gjet në një ullishte mbrëmjen e 30 dhjetorit në Verona. Telekamerat kanë mundur të fiksojnë një burrë, të shoqëruar nga një tjetër person, të dilte disa herë nga banesa ku jetonte bashkë me gruan e masakruar, teksa transportonin thashë dhe një çantë sportive identike me ato të gjetura pranë kufomës. Ajdinaj, ndodhet në burg në Montorio, ku dhe pranoi vrasjen e bashkëjetueses 46-vjeçare nga Maroku, mbrëmjen e 29 Dhjetorit në Verona të Italisë. Përpara hetuesve ai tha shkurt: “Po, e vrava unë, e kam bërë gjithçka vetë”. Dëshmi kjo zbuti pozicionin e nipit të tij 27-vjeçar, Lisand Ruzhdija, i cili studion matematikë në Universitetin e Romës, i akuzuar për fshehjen e kufomës. Edhe për të autoritetet vijojnë hetimet, por në gjendje të lirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.