Detaje te reja nga operacioni sekuestrimit te droges ne Vlore

Detaje te reja nga operacioni sekuestrimit te droges ne Vlore

37
SHPËRNDAJE

Detaje të reja vijne nga operacioni blic i policisë në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme, ku u gjetën 4.5 ton drogë.Mësohet se rreth 70 efektivë të Delta Forcë dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u angazhuan për sekuestrimin e lëndës narkotike në Babicë.
Lënda narkotike ka qenë e fshehur në katin e parë të vilës 2-katëshe. Mësohet se aksioni i policisë ka qenë i befasishëm, pasi nuk i është dhënë informacion as policisë së Vlorës.Droga u kap pas një hetimi disamujor, dhe mësohet se deri më tani është arrestuar një person dhe janë shoqëruar dy të tjerë.

Nga banesa ku u gjet lënda narkotike, thone se deri më tani nuk jepen informacione të detajuara mbi arrestimet.Ai thotë se rruga për të shkuar deri në banesën e Armand Koçerrit është e vështirë, dhe duhet një mjet i lartë për të mbërritur aty. Në këtë zonë janë rreth 5 shtëpi, ku banojnë persona të afërt me njëri-tjetrin.
Mësohet se vila është e rrethuar me sistem alarmi dhe sigurie. Ende nuk bëhen të ditura informacione të detajuara mbi këtë operacion, ndërsa as vetë familjarët e Armand Koçerrit, nuk kanë dashurë të prononcohen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.