Deputetja ne mbrojtje te 43 vjecares nga Fieri qe e hodhi burri...

Deputetja ne mbrojtje te 43 vjecares nga Fieri qe e hodhi burri nga dritarja

550
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate Majlinda Bregu nepermjet nje postimi ne rrjetin Facebook i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit duke kërkuar drejtësi për këtë rast. Ajo kërkon të zbardhet e vërteta. Bregu i është drejtuar Manjanit që nëse gjyqtari ka dhënë “urdhër mbrojtje” duke e lënë çiftin të jetojë sërish në të njëjtën shtëpi derisa bashkëshorti e hodhi nga ballkoni duke i marrë jetën, do të bëjë drejtësinë vete.Fjala e plotë e Majlinda Bregut:

Zoti ministër i drejtësisë, një grua është flakur dje nga nga ballkoni i shtëpisë si plaçka më e pavlefshme, nga një burrë-shtaze i radhës.

 Mediat thone sot se viktima ka patur një Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve të mëparshme për ushtrim dhune ndaj saj.

Urdhri i mbrojtjes kur një grua e dhunuar kërkon ndihmë, e detyron kriminelin burrë që pavarësisht nga “soji i hallit” që paraqet si shkak për shtazërinë:

 -të largohet nga banesa

– të mos i afrohet bashkëshortes dhe fëmijëve

– të ruajë distancën nga shtëpia ku ajo jeton bashkë me fëmijët apo nga vendi i punës dhe shkollëes së fëmijeve etj etj.

Une jam e qartë se fuqia jonë e veprimit dhe reagimit kundër një kërcënimi si dhuna ndaj grave që është terrorizëm I qartë, i paster, i çmendur në vend të jetë po aq e eger sa egërsia e Shtazëve, po rrezikon të mbetet vetëm tek keqardhja njerëzore.

Por ky rast po më tmerron nga ky detaj:

Urdhri i Mbrojtjes! Zoti Ministër, Kush është ai Gjyqtar që paska lëshuar një Urdher Mbrojtje që e lë burrin që gruaja e padit për dhunë, të jetojë në një shtëpi me të derisa ta hedhë nga ballkoni???? Nëse kjo është tërësisht e vërtetë, padinë për këtë Gjyqtar, do ta bëj vetë!

Loreta Zhezha (Rukaj) 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.