Deputetja e PS Antoneta Dhima: Ja çfare do investohet ne Fier ne...

Deputetja e PS Antoneta Dhima: Ja çfare do investohet ne Fier ne 2018!

1470
SHPËRNDAJE

Qarku i Fierit edhe me 4 vitet ne vijim, do te jete perfitues i  projekteve dhe investimeve te rendesishme qe do financohen nga buxheti i Qeverise Shqiptare .Deputetja e Partia Socialiste per Qsrkun Fier ,Antoneta Dhima ne fjalimin e saj ne Kuvend ka shprehur vleresimet per reformat e deritanishme te qeverise si nje domosdoshmeri per forcimin e ekonomise dhe zhvillimit te vendit.

Në buxhetin e vitit 2018 për Qarkun Fier ,përvec investimeve në infrastrukturë , ujësjellësa dhe objekte arsimore të cilat kanë nisur punimet që në vitin 2017 ,janë planifikuar dhe do vijojne disa investime dhe ndërhyrje shumë të rëndësishme  edhe për vitin 2018 .

Ne kete kontekst deputetja e PS e Fierit ,Dhima ka ftuar koleget deputet te majte dhe te djathte per te votuar projektbuxhetin e qeverise per 2018 si nje hap i rendesishem per zbatimin e investimeve ne Fier dhe ne gjithe Shqiperine

• Ndërtimi i bypassit të Fierit, tashmë qytetarët e dinë se te bypass-i i Fierit kishim trashëguar kontraktorë dhe nënkontraktorë të papërgjegjshëm, të cilët e zvarritën përfundimin e punimeve të bypass-i të Fierit për 5 e kusur vjet .
• Ndërtimi i rrugës Fier – Seman një rrugë shumë e rëndësishme që lidh qytetin e Fierit me Apolloninë e lashtë, me plazhin e bukur të Semanit si dhe me fshatra të tëra të trevës së myzeqesë.
• Finalizimi i procedurave për ndërtimin e Spitalit Rajonal Fier si një qëndër ekselence shërbimesh .Ky investim është një nga investimet më të rëndësishme që qeveria Shqiptare do të kryej në sektorin e shëndëtësisë , investim i cili do ti shërbejë jo vetëm Qarkut
Fier po gjithë jugut të Shqipërisë.
• Rehabilitimi i Qëndrave Shëndetësore në Patos dhe Rroskovec me financimin dhe mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim.
• Instalimi i paisjeve biomjekësore në Spitalin Rajonal Fier .
• Ofrimi dhe vënia në funksionim hemodinamikën në Spitalin Rajonal Fier.
• Rehabilitimin e argjinaturave mbrojtëse të tokave bujqësore në zonat më të rrezikuara të Qarkut.

Rritja e skemave mbështetëse për fermerët e Qarkut.
• Rehabilitimin e kanaleve kulluese e vaditëse në gjithë teritorin e Qarkut.

Deputetja E PS ,Dhima ka prezantuar nga foltorja e kuvendit gjithe situaten e reformave ne 4 vitet e kaluara te “Qeverise Rama ” me te gjitha te metat dhe te mirat e saj ne zhvillimin e vendit. 

Pjese nga fjalimi

Antoneta Dhima :”Këto vite të qeverisjes që kaluam, nuk ishin aspak të lehta, aspak ashtu si do të donim të ishin, aspak ashtu sic janë në cdo vend tjetër sepse, ne nuk ishim normal në zhillimin tonë ekonomik e shoqëror, e që të fillonte ndryshimi duheshin reforma, të cilat shpesh janë të dhimbshme, por të domozdoshme për të shpëtuar vendin tonë të përbashkët dhe për ta kthyer nga rrënimi total e kolapsi drejt normalitetit.

Ju na ndoqët dhe na mbështetet në tërësinë e këtyre reformave, na mirëkuptuat dhe na besuat , duke u bërë sëbashku në përballimin e vështirësive, dhe sot kemi mundësi të bëjmë bilancet e të shkuarës por, sidomos të shohim të ardhmen duke e projektuar sa më mirë. Programet elektorale, të kthyera në programe qeverisëse ose më mirë në mbajtjen e fjalës të dhënë përpara jush, mbështeten gjithmonë me këto buxhete të cilat ne i mirë planifikojmë, menaxhojmë dhe i rishikojmë për të dhënë frytet e nevojshme në reformat qeverisëse, në funksion të përmiresimit të cilësisë së jetesës së qytetarit.

Projektbuxheti  ka rëndësi të vecantë, ndyshe nga buxhetet në vitet e tjera, ky është edhe fillimi i mbështetjes financiare për programet afatgjatë për gjthë mandatin qeverisës.

Projektbuxheti do të vijoj me thellimin e reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të kaluara duke u fokusuar në rritjen e ritmit të rritjes ekonomike dhe sjelljen më afër të shërbimeve publike për cdo qytetarët.

Ky projektbuxhet si dhe ai afatmesëm 2018-2020 bazohet në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist.

Rritja ekonomike parashikohet përtej 4% për vitin 2018 bazuar në një rritje të balancuar të kërkesës si sektoriale,ashtu edhe të kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj duke arritur në 4.4% në vitin 2020. Përkatësisht për çdo vit rritja parashikohet në 4.2% për vitin 2018, 4.3% në 2019, 4.4% në 2020.

Balanca primare për të tretin vit rradhazi parashikohet të jetë pozitive në nivelin 0.6% duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse, për të dytin vit radhazi.

Niveli i borxhit publik do të ulet me rreth 2.5 %, duke arritur në nivelin 68.6% të PBB dhe do të vijojë këtë trend rënës si në periudhën afatmesme dhe ashtu edhe në atë afatgjatë.

Respektimi dhe zbatimi i sistemit tatimor ne fuqi ,thellimi dhe zgjerimi i luftës kundër informalitetit, do të synojë formalizimin e mëtejshëm të tregut si dhe do gjenerojnë rritjen e të hyrave në buxhet.

Thellimi i Luftës Kundër Informalitetit do të jetë një faktor i rëndësishëm që do të mbështesë dhe garantojë realizimin e programit të të ardhurave të buxhetit .

Fokusi i luftës Anti-Informalitet do të jetë segment i bizneseve të mëdha, atje ku krijohet vlera e shtuar dhe ku kryhet volumi më i madh i transaksioneve.

Për mandatin 2017-2021, Qeveria Shqiptare do të vijojë të mbështesi investimet publike në nivelin mesatar prej 5% të PBB, duke e orientuar atë drejt financimit të projekteve të rëndësishme strategjike të rrugëve nacionale, ujit të pijshëm, shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë .

Po kështu një angazhim serioz i Qeverisë do të jetë dhe konsolidimi fiskal. Politikat fiskale do të vazhdojnë të bazohen në taksimin e ndershëm, uljen e informalitetit dhe në nxitjen e investimeve private strategjike në sektorët prioritarë.

Ky projektbuxhet do të garantoj vazhdimin dhe mbështetjen financiare për zbatimin e pesë reformave kyçe të ekonomisë:

• reformën e ujit,

• reformën në drejtësi,

• reformën në administratën publike,

• reformën në menaxhimin e financave publike,  

• reformën administrative-territoriale .

Këto reforma si dhe reformat e tjera të ndërmarra në mandatin e parë qeverisës, do të jenë instrumenta të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre.

Synimet kryesore të refomës së ujit janë:

• Mirëadministrimi i burimeve ujore;

• Rritja me 2-3 % e mbulimit me shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

• Rritja e numrit të orëve të shërbimit.

• Reduktimi i humbjeve fizike në rrjet.

• Rikuperimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes.

• Qendrueshmëria financiare e ndërmarrjeve.

• Ekzistenca e tarifave të drejta kundrejt shërbimit.

Reforma në Drejtësi ka synim të përgjithshëm krijimin e një sistemi drejtësie

të besueshëm, të drejtë, të pavarur, profesional dhe të orientuar drejt një

shërbimi të hapur, të përgjegjshëm dhe efiçient, i cili të gëzojë besimin e

publikut, të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të

vendit dhe të mundësojë integrimin e tij në familjen evropiane.

Reforma në drejtesi është një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë dhe një ndër çështjet më të përshtatshme që duhen trajtuar në kuadër të pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe lidhen me reformën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

Reforma e Administratës Publike do të fokusohet mbi zhvillimin dhe zbatimin e procedurave transparente dhe të paanshme të rekrutimit, menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e karrierës në shërbimin publik, trajnimin e vazhdueshëm, promovimin e etikës në administratën publike, si dhe garantimin e qeverisjen elektronike.

Reforma e Menaxhimit të Financave Publike nëpërmjet dokumentit strategjik të miratuar, reflekton angazhimin e Qeverisë ndaj qytetarëve për zbatimin e një sërë reformave të rëndësishme për mirëmenaxhimin e financave publike.

Reforma administrativo-territorialen në katër vitet e ardhshme të qeverisjes do të vazhdojë zbatimi i plotë të saj pasi ajo garanton përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët si dhe rritjen e efektivitetit të tyre.

Kjo reformë, do të shoqërohet me një paketë reformash fiskale dhe ligjesh mbështetëse, si dhe me ngritjen e mekanizmave konkrete për fuqizimin e njësive të reja vendore.

Rritja e kompetencave dhe fondeve për qeverisjen vendore në fusha dhe sektorë zhvillimorë si bujqësia, pyjet, rrugët, e transformon rrënjësisht konceptin e qeverisjes vendore duke i dhënë një dimension të ri qeverisjes vendore, më shumë mundësi zhvillimi, duke sjellë dukshëm edhe një përmirësim të shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe klimës së të bërit biznes.

Ligji i ri për financat e vetëqeverisjes vendore do të forcojë disiplinën financiare për të parandaluar akumulimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen.

Reforma administrativo-territoriale mundësoi rritjen e aftësive fiskale për më shumë të ardhura dhe përqendroi buxhetin vendor te investimet duke shmangur ndarjen e tij në mikroprojekte. Tendenca në rritje e shpenzimeve për investime është tregues i rëndësishëm që njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë filluar të mendojnë dhe punojnë me plane zhvillimore për komunitetet e tyre. Rritja e kompetencave dhe hapësirës administruese ka bërë që tashmë njësitë e vetëqeverisjes vendore të rrisin përgjegjësinë, transparencën dhe konsultimin publik në përdorimin e financave publike vendore.

Buxheti Vendor, për herë të parë, si rezultat i zbatimit të ligjit të ri “Për financat e vetëqeverisjes vendore” do ti transferohet në nivel vendor 2 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale.

Gjithashtu, transferta e pakushtëzuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore vetëm sipas këtij ligji do të jetë jo më pak se 1% e Produktit të Brendshëm Bruto, e cila në vlerë nominale përbën një rritje me rreth 3 miliardë lekë.

Të ardhurat e njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2018 pritet të jenë 9% më të larta se ato të vitit 2017 kryesisht bazuar në përmirësimin e taksës mbi pronën. Pritshmëria e qeverisë është që kjo rritje e të ardhurave të shkojë e tëra në rritjen e investimeve publike në interes të qytetarëve .

Gjithashtu projektbuxheti i vitit 2018 garanton dhe mbështet finaciarisht me më shumë fonde se vitet e tjera Arsimin, Shëndetësinë, Policinë e Shtetit, Ushtrinë, Bujqësin, Mjedisin, Kulturën, Turizmin etj …

Qeveria Shqiptare ka vlerësuar dhe miratuar paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat .

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave si asnjëherë më parë mori në shqyrtim në një seancë të vetme të gjitha koncesionet e dhëna nga të gjitha ministritë e linjës dhe rezultoi se, në projektbuxhetin e vitit 2018 respektohet neni 4/2 të ligjit nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSh” ku saktësohet se kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat, si rregull nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.